Wednesday, 19 December 2018 | Lajme: 0

U nënshkruan marrëveshjet e para për shfrytëzim të programit IPARD 2014-2020

 Janë nënshkruar katër marrëveshjet e para për mbështetje të projekteve me Programin për shfrytëzim të mjeteve nga instrumenti për ndihmë parainkuadruese për zhvillim rural (IPARD) për periudhën 2014-2020.

Nënshkruesit janë shfryatëzues të masës së tretë nga Programi i cili ka të bëjë me investimet në mjete themelore për përpunimin e prodhimeve bujqësore dhe të peshkut dhe janë në mesin e mbi 1.600 aplikimeve të arritura në konkursin e Agjencisë për mbështetje financiare në zhvillimin bujqësor dhe rural (AMFZHBR) për programin IPARD, që përfundoi në korrik të vitit të kaluar.

Nikollçe Babovski, drejtor i Agjencisë pagesore, pas nënshkrimit të sotëm të marrëveshjeve theksoi se me aktivitetet e ndërmarra në tetë muajt e kaluar u dëshmua se shteti  është tërësisht i përkushtuar në shfrytëzimin e 60 milionë eurove të disponueshme me progrmain IPARD për periudhën 2014-2020.

Siç paralajmëroi ministri i resorit, Ljupço Nikollovski, në periudhën e mëtutjeshme Agjencia do të vazhdojë me nënshkrimin e të gjitha marrëveshjeve të mbetura për masat e shpallura dhe projektet e miratuara. Do të pasojë pagesa e një pjese të madhe të mjeteve, pas çka do të fillojnë procedurat për shpalljen edhe të dy konkurseve publike për programin IPARD.

Nikollovski potencoi se ka përfunduar faza e parë për përforcim kadrovik të Agjencisë pagesore, pasi që u rrumbullakësua konkursi për punësim të 28 personave të cilët do tëp punojnë në pjesën e programit IPARD.

“Në periudhën në vijim vazhdojmë me fazat e ardhshme nga ky përforcim i fuqishëm kadrovik i Agjencisë pagesore që është parakusht për përpunim më të shpejtë të aplikimeve, e kjo do të thotë shfrytëzim më i mah i mjeteve nga programi IPARD”, deklaroi Nikollovski, duke vlerësuar se viti 2018 do të jetë i suksesshë në shfrytëzimin e parave evropiane të cilat janë në disponim të bujqësisë vendore.