Monday, 10 December 2018 | Lajme: 0

Diçka e çuditshme po ndodh në Antarktidë, jepet alarmi

NASA ka gjetur një burim të çuditshëm të ngrohjes nën Antarktidë, për shkak të të cilës kontinenti i akullt po shkrin me shpejtësi.

Rreth 30 vjet më parë, një shkencëtar në Universitetin e Kolorados njoftoi se mund të ketë diçka më shumë se shkëmbinj të nxehtë në mantelin e bërthamës së Tokës dhe atë në rajonin e njohur si toka e Mary Berd. Ky supozim ndihmoi në shpjegimin e disa dukurive të çuditshme të akullit, siç është aktiviteti vullkanik.

Fenomene të tilla janë karakteristikë e Haëaii dhe Yelloëstone, të cilat karakterizohen me aktivitet të fuqishëm gjeotermike, pavarësisht se ndodhen larg pllakave tektonike. Megjithatë, është një fakt i pabesueshëm që ata janë gjithashtu nën akullin e trashë.