Tuesday, 19 June 2018 | Lajme: 50

Debate publike për ndryshimet e ligjeve për veprimtari turistike dhe hotelierike

Në Ohër sot do të mbahen dy debate publike për ndryshimet e propozuara dhe plotësimet e ligjeve për veprimtari turistike, për veprimtari hotelierike dhe për tatim për qëndrim të përkohshëm, si dhe për masat për përmirësimin e gjendjes në sektorin turistik.

Në debatin e parë, nga ora 11, do të marrin pjesë përfaqësues të agjencive turistike, hoteleve, udhëheqës dhe shoqërues turistikë, derisa në  debatin e dytë, i caktuar për orën 12 e 30 minuta, do të marrin pjesë personat fizikë të cilët kryejnë veprimtari hotelierike – strehim privat.

Në debatet publike do të marrin pjesë edhe përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë dhe Odës Ekonomike, ndërsa organizator është Sektori i turizmit dhe zhvillimit lokal të Komunës së Ohrit.