Saturday, 22 September 2018 | Lajme: 0

“Tymi Dashnis”, këngë e re nga Irkenc Hyka

Irkenc Hyka ka sjellë për fansat e tij këngën më të re, të cilën e ka shoqëruar me videoklip.

Kënga titullohet “Tymi Dashnis”, është ritmike dhe e interpretuar mirë nga këngëtari.

Vet kantautori e ka bërë muzikën e kësaj kënge, ndërsa tekstin e kanë shkruar Petro Xhori dhe Muma.

Producenti JoJo e ka bërë miksimin dhe masterizimin e këngës së re të Irkencit. Realizimi i videos muzikore i është besuar Max Production.

 

“Faleminderit të gjithëve për mbështetjen”, ka shkruar këngëtari në njoftimin për këngën e re në rrjetet sociale.

Në muajt e fundit, Hyka ka sjellë disa këngë të suksesshme duke i përfshirë edhe bashkëpunimet që janë pritur shumë mirë nga dashamirët e muzikës së tij.

Po ashtu, ai ka realizuar këngë edhe për kolegët e tij, ndërsa do të vazhdojë të sjellë projekte të reja në muajt në vazhdim.