Monday, 10 December 2018 | Lajme: 0

Samanta e Ermali sjellin hit me “faje”

Këngëtarja Samanta Karavello dhe Ermal Mamaqi kanë sjell këngën e tyre më të re “Faj”, një këngë që lirisht mund të konsiderohet një hit i radhës së dyshes

Ky bashkëpunim risjell Samantën në skenë, pasi që Ermali edhe këtë vit ka realizuar një këngë me Ledri Vulën që ishte një përpunim i këngës së Sabri Fejzullahut gjatë përvjetorit të pavarësisë.

Kënga shumë shpejt ka depërtuar te publiku.

Për vetëm dy orë ajo ka mbledhur afër 100 000 klikime.

Të dy këngëtarët paraqiten shumë ekstravegant në klipin në fjalë, kurse komentet e fansave kanë qenë interesante, madje kanë bërë edhe krahasime të kësaj këngë me këngët e tjera.