Monday, 18 June 2018 | Lajme: 34

“Pasha jetën”, lansohet dueti nga Capital T dhe Majk

Dy reperët e shumë pëlqyer të skenës shqiptare, Capital T dhe Majk, e kanë publikuar bashkëpunimin e tyre muzikor që e kanë shoqëruar me videoklip.

Kënga titullohet “Pasha jetën” dhe padyshim se do të pëlqehet nga fansat e shumtë të dy reperëve.

Ky projekt është realizuar nën drejtimin e Elena Kelmendit dhe Trim Ademit.

Muzikën e ka bërë producenti Cricket, ndërkohë që tekstin e kanë shkruar dy protagonistët.

Miksimi dhe masterizimi është bërë nga Avaxus, derisa ana vizuale i është besuar produksionit Imagine Films.

Projekti i përbashkët i Kastriot Rexhës me Kapon ishte paralajmëruar më herët dhe ky lajm ishte pritur shumë mirë nga fansat e tyre.

Dy reperët nuk kanë bashkëpunuar në të kaluarën në ndonjë projekt të këtij niveli, ndërsa dueti i ri pritet të shndërrohet në hit.