Saturday, 22 September 2018 | Lajme: 0

Bienale e artistëve të rinj prej nesër në MAK

“Do të jetë vonë nëse koha ndalon? është titulli i Bienales së 12-të i artistëve të rinj, e cila nga nesër do të mbahet në Muzeun e artit kontemporan (MAK)

Këtë vit kuratorë të Bienales janë Ivana Vaseva, Bojana Janeva-Shemova dhe Vlladimir Jançevski, ndërsa është definuar përmes tre segmenteve që përfshijnë ekspozitë, prezantime të artistëve të rinj nga vendi, si dhe program rajonal diskursiv.

Bienalja e artistëve të rinj ndërlidhet me manifestimin pesëvjeçar “Artistë kontemporan të Maqedonisë – Gjeneratë e re” e filluar në vitin  19767 si përgjigje e nevojave të skenës së zhvilluar përmes vendosjes së selektimit në prezantim dhe përcjellje të kritereve të përcaktuara të vlerave.