Tuesday, 19 June 2018 | Lajme: 50

Vrau shefin pasi i mungonin 100 euro nga rroga

Një 55 vjeçar sipërmarrës italian u vra për vdekje nga punëtori i tij, 4 vite më i ri dhe arsyeja është në dukje banale; i mungonin 100 euro në pagën e tij.

Nicola Sabatino, sipërmarrës i vjetër në Caserta e ka mohuar pretendimin e punëtorit të tij, Recchimurzi Vito.

Zënka përfundoi në vrasje në ndërtesën ku shefi dhe vartësi jetonin në një ndërtesë që i ndante vetëm dyshemeja.

Biznesmeni, pasi i dha disa nga paratë, u largua nga apartamenti. Në këtë moment, punëtori mori një armë pistoletë dhe e qëlloi disa herë duke i shkaktuar vdekjen në çast. Katër predha plumbash u gjetën në vendin e ngjarjes.

Pas ardhjes së policisë të lajmëruar nga fqinjët e tmerruar nga krismat e armët, 51 vjeçari u dorëzua pa rezistencë, duke dorëzuar edhe armën e krimit.