Wednesday, 19 September 2018 | Lajme: 31

Mickoski: Rritja e kufirit të moshës për pensionim është e masë e papranueshme dhe e dëmshme

Rritja e kufirit të moshës për pensionim është masë e papranueshme dhe e dëmshme nga e cila do të humbin qytetarët, por do të paraqes edhe ngarkesë për biznesin privat, thuhet në kumtesën nga VMRO-DPMNE-ja.

“Edhe pse pohojmë se situata është tejet serioze dhe larg rozës, nga njëra anë, çdo ditë dëgjojmë se si qeveria lavdërohet se ekonomia po ecë mirë, nga tjetra anë kur bëhet fjalë për fondin pensional pohojnë se ka mungesë të parave. E vërteta është se kjo qeveri nuk është e aftë të menaxhojë me të hollat e qytetarëve. Të holla ka, nevojiten investime kapitale dhe qasje serioze. Kufiri i vazhdueshëm i moshës për pensionim është në kuadër të mesatares së vendeve evropiane dhe tërësisht i përgjigjet karakteristikave demografike”, thuhet në kumtesë.

VMRO-DPMNE, thuhet, nuk do të pajtohet me rritje të kufirit të moshës për pensionim, hap i cili është shprehje e paaftësisë që të menaxhohet me financat publike dhe kjo assesi nuk duhet të thyhet kurrizi i punëtorëve.