Thursday, 13 December 2018 | Lajme: 5

Mbi 2.600 të sëmurë nga fruthi në Serbi

Prej tetorit të vitit të kaluar deri më tani në Serbi janë regjistruar gjithsejt 2.607 raste të fruthit, kumtoi Instituti për shëndet publik i Serbisë, “Dr Millan Jovanoviq Batut”.

Pacienti më i ri është 15-ditësh, ndërkaq më i moshuari 65 vjeç.

Numri më i madh i të sëmurëve janë të moshës më të vogël se pesë dhe më të vjetër se 30 vjeç. Shumica e të sëmurëve – 94 për qind, nuk kanë qenë të vaksinuar, kanë qenë të vaksinuar në mënyrë jo të plotë apo me status të panjohur të vaksinimit.

Nga numri i përgjithshëm i të sëmurëve, 33 për qind janë hospitalizuar apo hospitalizimi është në rrjedhë.

Nga komplikime të rënda nga fruthi ështër egjistruar edhe ndezje e trurit tek një person dhe ndezje në mushkëri tek 292 perosna të sëmurë