Thursday, 13 December 2018 | Lajme: 6

Tramp: Marrëdhëniet amerikano-kineze janë më të mira se kurdo qoftë, por tregtia mund të jetë pengesë

Marrëdhëniet amerikano-kineze janë më të mira se kurdo qoftë, por çështjet për tregtinë dhe deficitin tregtar midis dy shteteve mund të jenë pengesë, deklaroi presidenti amerikan Donald Tramp.

“Nuk mendoj se ndonjëherë kemi pasur marrëdhënie më të mira me Kinën, sesa tani. Gjëja e vetme që mund ta pengojë këtë është tregtia. Ajo është shumë e njëanshme. Njerëzit të cilët kanë qenë këtu aq shumë vite, në këtë pozitë ku unë jam tani, nuk kanë guxuar të lejojnë që të ndodhë kjo. Kjo është shumë e padrejtë ndaj SHBA-së dhe ndaj fuqisë punëtore të SHBA-së”, deklaroi Tramp.

Sipas presidentit amerikan, situata në deficitin tregtar të SHBA-së dhe Kinës me vite vetëm do të përkeqësohet, por Qeveria e tanishme ka për qëllim “që ta korrigjojë këtë”.

“Kjo mund të jetë gjëja e vetme që mund të pengojë rrugën e marrëdhënieve të shkëlqyeshme dhe afatgjate, sepse i kemi të gjitha parakushtet për miqësi”, tha Tramp.