Wednesday, 19 September 2018 | Lajme: 31

Seancë e Komitetit Qendror të VMRO-DPMNE-së

VMRO-DPMNE dje e ka mbajtur seancën e rregullt të Komitetit Qendror i partisë.

Në seancën e Komitetit Qendror të VMRO-DPMNE-së është diskutuar për ndodhitë aktuale politike në shtet, ngecjen në agjendën e reformave, ngecjen demokratike, keqësimin e gjendjes ekonomike, si dhe për vizitat e realizuara të kryetarit Hristijan Mickovski në Parlamentin Evropian dhe SHBA.

“Në seancë është diskutuar për stagnimin gjithnjë e më të madh të ekonomisë së Maqedonisë dhe për mungesën e  ideve të këtij pushteti që të ballafaqohet me këtë sfidë. VMRO-DPMNE-ja edhe më tej do të vazhdojë të jetë korrigjues i politikave të këqija ekonomike, me sugjerime të saj dhe plane për përmirësim të gjendjes momentale”, informojnë nga Qendra për komunikime e partisë.

Mickoski, thuhet më tej në kumtesë, i ka njoftuar anëtarët e Komitetit Qendror për vizitat në parlamentin Evropian, SHBA, Hungari dhe vendet ballkanike, Kroaci, Slloveni dhe Seri. Ai ka theksuar se këto vizita dhe takime me një numër të madh të politikanëve kanë qenë me qëllim që të njoftohen mbështetësit e Maqedonisë për gjendjen në të cilën ndodhet shteti.

KQ i VMRO-DPMNE-së, thuhet më tej, me propozim të Komitetit Ekzekutiv solli vendim që për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të zgjidhen Draganm Danev, i cili njëherit është edhe koordinator i ri i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe Aleksandar Veljanovski, i cili e ushtronte funksionin kryetar i Komitetit komunal të partisë në Tetovë