Thursday, 13 December 2018 | Lajme: 6

Dukshmëri e zvogëluar për shkak të mjegullës në Krushevë dhe Strazhë

Në Krushevë dhe në grykën malore Strazhë ka dukshmëri të zvogëluar për shkak të mjegullës.

Lidhja AutoMoto e Maqedonisë kumtoi se në Krushevë dukshmëria është ulur deri 100 metra, ndërsa në Strazhë prej 20 deri 40 metra.

Në rrugët e tjera të vendit komunikacioni po zhvillohet rrjedhshëm nëpër rrugë vende-vende të lagështa.

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.