Friday, 17 August 2018 | Lajme: 36

Dua Lipa shkruan historinë, arrin një miliard klikime me “New Rules”

Superylli shqiptar me famë botërore, Dua Lipa, po feston suksesin e radhës gjigant të saj.

Bukuroshja nga Prishtina vitin e kaluar kishte një prej viteve më të mira në karrierë.

Ajo arriti që të realizojë albumin që mban emrin e vet saj dhe një prej këngëve hite të po këtij viti, “New Rules”.

Dhe, tash kënga e cila u publikua më shtatë korrik arriti që të dëgjohet një miliard herë në rrjetin social të videove YouTube.

dua-lipa

Kjo është arritje unike për një artiste shqiptare dhe për një artiste të re të shpallur e të dekoruar nga organizatat më të mëdha muzikore britanike.

Dua Lipa pritet që të zhvillojë në turne botëror në vitin 2018 dhe të vazhdoj me publikimin e projekteve të reja.