e Hënë, 11 Dhjetor 2017 | Lajme: 0

Besimtarët nga Kumanova të cilët do të shkojnë për Haxh në Mekë do të vaksinohen në Qendrën për shëndet publik

 Qendra për shëndet publik Kumanovë edhe këtë vit do të kryejë kontrollime preventive dhe do t’i vaksinojë besimtarët të cilët do të nisen për Haxh në Mekë, Arabi Saudite.

Besimtarët duhet t’i pranojnë vaksinat rreth dhjetë ditë para nisjes në Haxh.

Mjekët do t’i kryejnë kontrollimet shëndetësore tek pacientët, ndërkaq njëherit do t’i këshillojnë lidhur me preventivën nga sëmundjet infektive.

Pas kthimit në vend, haxhinjtë do të jenë në mbikëqyrje të përforcuar epidemiologjike pesëditore, me ç’rast do të ndiqet gjendja e tyre shëndetësore.