e Enjte, 19 Tetor 2017 | Lajme: 0

Zjarri afër Trebvoles po përhapet drejtë Zdunjës dhe Blizanskos

Zjarri pranë fshatit Trevole filloi të përhapet në drejtim të fshatit Zdunj dhe drejtë Blizansko. Nga Drejtoria e Qendrës për Menaxhim me Kriza informojnë se ndërmerren masa që zjarri të vendoset nën kontroll.

Takim mbrëmë mbajti Shtabi rajonal për menaxhim me kriza në sektorin rajonal të QRMK Makedonski Brod në të cilin u soll konkludim se gjatë ditës së sotme për shuarjen e zjarrit të angazhohen fluturake ajrore të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, persona nga komuna Makedonski Brod, DMSH – Shkup, NP Jasen, NJTZ Makedonaki Brod, DMSH – Kërçovë, DMSH Makedonski Brod, DMSH – Prilep, NP Pyjet e Maqedonisë dhe nga vendbanimi i fshatit Trebvole.

Mbështetje forcave në shuarjen e zjarrit u japin edhe ARM-ja me helikopterët e saj, të cilët u angazhuan edhe ditëve të fundit. Përkohësisht shfrytëzohen edhe dy aeroplanë të DMSH-së.

Gjendjen në terren e ndjek edhe QRMK – Makedonski Brod dhe është në kontakt me institucionet kompetente.

Sot me qëllim që të bëhet kontroll në gjendjen aktuale në terren për vizitë në fshatin Trebovle janë drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza Agron Buxhaku dhe udhëheqësi i trupit koordinues operues për ballafaqim me zjarret i propozuara nga Komiteti drejtues Dragi Tarçugovski.