e Hënë, 11 Dhjetor 2017 | Lajme: 0

Dy shtetase të Maqedonisë janë arrestuar në Kretë për shitjen e gazit për qeshje

Dy gra, shtetase të Maqedonisë fundjavën e kaluar janë arrestuar në Kretë për shitje ilegale të gazit për qeshje, njoftoi Si-En-En.

Policia e Kretës te shtetaset e Maqedonisë ka gjetur 41 ampula me oksid azoti të ashtuquajtur gaz për qeshje, shumë balona dhe sende tjera.

Policia, në këtë rajon, në kohën e fundit, intensivisht zbaton bastisje kundër shitjes ilegale të gazit për qeshje, pasi policia greke që në fillim të këtij muaji paralajmëroi përforcim në luftën kundër  përhapjes së gazit për qeshje nëpër tërë vendin.

Ky gaz është një nga substancat e shfrytëzuara narkotike më gjerë në disa vende evropiane dhe është e lidhur me disa raste të vdekjes. Një turist britanik 18-të vjeçar në fillim të vera kanë pësuar dëmtime të trurit nga thithja e kimikateve derisa ka qenë në pushim në Kretë.