e Premte, 18 Gusht 2017 | Lajme: 0

Filip Hamond: Britania nuk do t’i zvogëlojë tatimet pas Bregzitit

Ministri britanik i Financave, Filip Hamond deklaroi se Britania pas Bregzitit nuk do t’i zvogëlojë tatimet dhe t’i ndryshojë dispozitat, që t’i dëmtojë konkurrentët e saj të BE-së.

Në intervistë për gazetën parisiene “Le Mond”, ministri britanik thotë se nuk dëshiron ta ndryshojë modelin e saj pas largimit nga Unioni.

“Shpesh dëgjoj se Britania mendon për inkuadrim në një garë jokorrekte dhe të pandershme, lidhur me dispozitat për që që është investuar dhe tatimin (e investitorëve). Por kjo nuk është plani ynë as madje kemi një vizion të tillë. Unë pres, që Britania të mbetet vend me model social, ekonomik dhe kulturologjik të cilin e kanë të njohur evropianët”, deklaroi Hamond për gazetën.

Me uljen eventuale të tatimeve dhe me rregullativë të re, Britania gjithnjë e më shumë do t’i ngjante Singaporit, se sa cilësdo superfuqie tjetër ekonomike evropiane dhe ekonomike.

Gjatë fushatës për referendumin për BE-në në qershor të vitit të kaluar, ndërsa pas fitores së opsionit për Bregzit, politikanët nga e djathta britanike, madje edhe disa nga Partia Konservative e Tereza Mej të cilët u angazhuan për braktisje të BE-së, u kërcënuan se Britania e Madhe do të mund ta “dënojë” Unionin me atë që do ta ulë tatimin korporativ, në nivel mbi mesataren e BE-së.

Në një intervistë tjetër për gazetë gjermane “Velt am Zontang” në janar të këtij viti, Filip Hamond edhe vetë i paralajmëroi Gjermaninë dhe të tjerët në BE se nëse Britania nuk siguron qasje deri te tregu i përbashkët i Unionit, do të gjendet nën kanosje nga kriza ekonomike, madje se si përgjigje për atë do të mund “ndërmerr gjithçka që i qëndron në dispozicion”.

“Në një situatë të tillë, ne do të mund ta ndryshojmë modelin tonë (britanik) ekonomik dhe dispozitat për konkurrencë”, tha atëherë Hamond.

Deklarata e këtillë shkaktoi reagim të ashpër edhe në vetë Britaninë, ndërsa opozita e paralajmëroi ministrin e Financave se dëshiron të shkaktojë luftë tregtare me Unionin.

Në intervistën e tanishme për “Le Mond” ai dërgon mesazhe shumë më të ndryshme deri te evropianët dhe në mënyrë më të qetë thotë se punonjësit evropianë “duhet të jenë pjesë e ekonomisë britanike dhe të mbeten të jetojnë me familjet e tyre në Britani, si edhe deri më tani”.

“përcaktimi për Bregzit nuk është bërë për të hollat, madje për këtë arsye Britania dëshiron të tërhiqet nga BE-ja pa bërë probleme për biznesin dhe për njerëzit”, thotë gazeta franceze ministri britanik, duke porositur se nga “shkelja e qendrës financiare londineze Siti, dobi do të ketë Nju-Jorku, e jo Frankfurti ose Parisi”