e Enjte, 19 Tetor 2017 | Lajme: 0

Harrojeni aneminë me këtë lëng të shijshëm

Nëse keni probleme me mungesën e hekurit dhe rrjedhimisht aneminë, nuk duhet të kërkoni për medikamente të llojllojshme sepse ekziston një recetë natyrale për këtë.

Përbërësit:
1 trangull i vogël
2 kivi
Gjysmë filxhani ujë
Gjysmë filxhani rrush (çfarëdo ngjyre)
Gjysmë filxhani spinaq i freskët
Përgatitja:
Përzieni të gjithë përbërësit në një mikser dhe konsumojeni lëngun sa është i freskët në stomak të zbrazët.
Ky kombinim i këtyre përbërësve është i pasur me fibra dhe antioksidantë që do të përmirësojë ndjeshëm shëndetin tuaj të përgjithshëm.
Vitamina C që përmban kivi ndihmon thithjen e hekurit nga spinaqi.
Nëse konsumoni këtë pije rregullisht, kjo do të rrisë nivelin e hekurit në gjakun tuaj dhe do të forcojë sistemin tuaj imunitar.
Nëse nuk keni kivi për momentin, ose jeni alergjik ndaj kivit ju mund të përdorni portokallin si një alternativë.