e Hënë, 11 Dhjetor 2017 | Lajme: 0

Ende është aktiv zjarri afër fshatit Trebovle

Zjarri pranë fshatit Trevole, në afërsi të Makedonski Brodit, ende është aktiv, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza.

Bëhet fjalë për dy zjarre prej të cilit njëri është nga vendi “Krusha”, në afërsi të fshatit Blizansko me drejtim të lëvizjes drejtë Trebovle, ndërsa zjarri i dytë është nga Trebovlja me drejtim të lëvizjes nga vendi “Lutoec” dhe Fojnik. Për shkak temperaturave të larta dhe terrenit të keq zjarri, me të cilin janë përfshirë pyje pishe, ende është aktiv.

Takim mbrëmë mbajti Shtabi rajonal për menaxhim me kriza në sektorin rajonal të QRMK Makedonski Brod në të cilin u soll konkludim se gjatë ditës së sotme për shuarjen e zjarrit të angazhohen fluturake ajrore të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, persona nga komuna Makedonski Brod, DMSH – Shkup, NP Jasen, NJTZ Makedonaki Brod, DMSH – Kërçovë, DMSH Makedonski Brod, DMSH – Prilep, NP Pyjet e Maqedonisë dhe nga vendbanimi i fshatit Trebvole.

Mbështetje forcave në shuarjen e zjarrit u japin edhe ARM-ja me helikopterët e saj, të cilët u angazhuan edhe ditëve të fundit. Përkohësisht shfrytëzohen edhe dy aeroplanë të DMSH-së.

QRM njoftoi se gjatë ditës së djeshme rreth fshatit Trebvole janë sistemuar ekipe nga Drejtoria për Mbrojte dhe Shpëtim, Ekonomia e pyjeve Snadaski nga Makedonski Brodi, Njësitit Territorial Zjarrfikës i Makedonski Brodit dhe persona nga vendbanimet.

Krahu i parë i zjarrit në fshatin Trebvole, sipas QRMK , është përhapur në drejtim të fshatit Zdunjë. Në shuarjen e zjarrit kanë intervenuar edhe dy helikopterë të ARM-së. Nga zjarri është përfshirë një shtyllë e largpërçuesit dhe për momentin pa energji elektrike janë banorët e fshatit Blizansko.

Rreth orës 18:10 zjarri ka arritur deri te rruga në afërsi të fshatit Trebvole dhe janë rrezikuar shtëpitë e para nga fshati, për ç’arsye janë dërguar forca shtesë, ekipe zjarrfikëse të Tetovës, Strugës, Gostivarit, Kumanovës.