e Martë, 17 Tetor 2017 | Lajme: 0

Droga sintetike që i shndërron njerëzit në “Zombi” (video)

Video shokuese nga qyteti anglez Notingem e tregojnë efektin e drogës sintetike ndaj njerëzve, transmeton “Dejli Mejl”.

Videoja është xhiruar nga një kalimtar rasti. Në të shihet si një nga “guximtarët” qëndron në rrugë i kthyer me fytyrë poshtë, ndërsa tjetri “përqafon” një shportë për mbeturina dhe nuk mund të “ndahet” nga ajo. Njerëzit kot tentojnë t’u ndihmojnë.

Videoja e publikuar në “Fejsbuk” nxiti qindra komente nga njerëz të shqetësuar.