e Mërkurë, 13 Dhjetor 2017 | Lajme: 0

Elsamedi i BB9: “Çfarë më tha Kei për raportin me Ambrën e virgjër, bëjmë dhe treshe…”

Hyri në shtëpinë e “Big Brother 9” si reperi me jetë luksoze në marrëdhënie çift me modelen Ambra Muji, lidhje e cila jo vetëm që nuk funksionoi, por u shoqërua me sherre publike pas lojës.

Ndërkohë që sapo ka xhiruar klipin “Unë jam Elsamedi”, ku do të rrëfejë të vërtetat e tij, këngëtari Elesamed Senaj ,që në muzikë njihet si Eli G Senaj, rrëfen për gazetën “Panorama” detaje nga jeta e tij mes femrave, makinave të shtrenjta dhe marrëdhënies intime të Ambrës me Kein…

Para pak ditësh organizove një festë ku kishe të ftuar rivalët e “Big Brother 9”. Kush prej tyre e refuzoi ftesën, dhe cilët i konsideron miq vërtet të ngushtë?

Refuzuan ftesën Musa dhe Dona, sepse Musa ishte në Itali. Por dua të tregoj që nga ata persona që ftova në këtë festë erdhën të gjithë, përveç Liridonit dhe Donjetës, sepse kishin një festë familjare dhe ishte e pamundur ardhja për ta. Më afër prej atyre që ftova jam me Olsin dhe Donaldin, gjithsesi të gjithë i konsideroj miq të mirë për mua. Kështu që i respektoj!

Mesa dimë nuk ishin as Ambra, as Damiono në festën që organizove në një club në periferi të Tiranës. Kaq armiq konsideroheni mes njëri-tjetrit?

Me këtë të parën hajde merre vesh, vlen fjala bëj të mirën dhe merr të keqen. Ndërsa me këtë të dytin, pas një takimi kemi zbutur diskutimet dhe prej atij momenti s’kam gjë me të. Kush të flasë, le të flasë….

Pak para festës pamë që postove në Instastory një video me tufa parash dhe dy femra në makinë. Cilat ishin vajzat?

Dy vajzat ishin në makinën time pas një mbrëmjeje të bukur që kaluam te shtëpia ime. Bëjmë dhe treshe ndonjëherë…

I dorëzohesh shfrenimit shpesh, dhe mund të përmendësh emrat apo rastet kur ke parë si kulmin e kënaqësisë treshet apo orgjitë?

Poooooo. Rasti në fjalë ishte një natë para festës që organizova unë. Treshe po, por gjithmonë unë me dy femra. Me kë s’e them, por njeriu ndodh që i kalon limitet dhe është kënaqësi. Në fund të fundit barazim jemi, pasi kënaqemi të dyja palët. Kështu që do ta bëj prapë treshe.

Pra nuk je në një lidhje dashurie stabël?

Momentalisht jo, edhe pse kam shumë femra afër e nuk është faji im. Sigurisht ne meshkujt duam qejfin, por dhe femrat shumica duan qejfin e momentit. Jam njeri që lëviz shumë e nëse lidhem vërtet, nuk tradhtoj. E respektoj shumë një femër që mund të kem në krah, por momentalisht jam në fazën jo me një, por me shumë. Këto kohë po shijoj femra të ndryshme. Prandaj s’jam lidhur, është verë dhe duhet ta shijojmë.

Rikthehemi tek Ambra. Pas shumë sherreve në fund deklarove se nuk pate një marrëdhënie me të ngaqë ajo është ende e virgjër. Sa ka të vërtetë në këtë?

“E virgjër” ishte si thënie në statusin tim. Por nuk ia vlen të flas më për të, pasi e kam fshirë nga lista ime.

Nga akuzat e Ambrës se ti ke pasur marrëdhënie me gra të martuara te dyshimet se mund të jesh homoseksual ishin ato që bënë përshtypje në sherrin tuaj publik. Çfarë i ke bërë ose nuk i ke bërë Ambrës, që volli kaq vrer ndaj teje?

(Qesh). E vërtetë që ka thënë që kam pasur lidhje me gra të martuara.Por, pas disa ditësh e ndryshoi, e tha nga mënyra se si flisja shumë. Mund të tregoj tani se unë kam qenë tre vjet i dashuri i një shoqeje të Ambrës, dhe sa u përket atyre fjalëve, gjithmonë i kam urryer njerëzit e komunitetit të tillë. Unë besoj në Zot, por dashuri jap vetëm për femra, pasi gjithmonë kam qenë i rrethuar prej tyre. (qesh) Ambra e tha atë për inerci, ngaqë para pak ditësh unë e etiketova “lesbike” dhe ndaj kur dëgjoj fjalë të tilla nga ajo vetëm qesh.

Para disa orësh kemi parë që Ambra ka postuar disa foto në Instastory me një djalë që flitet se është i dashuri. Kjo vërteton faktin që nuk është lesbike, apo s’do të thotë shumë për ty?
Nuk e di çfarë ka postuar e as nuk më intereson! Kei më tha një ditë që “Ngela në tentativë…” më Ambrën.

Çfarë këshille do t’i jepje asaj në një marrëdhënie intime, meqë e ke pasur partnere në lojë?
Uroj të jetë e lumtur dhe mos të mundohet t’i ulë autoritetin mashkullit që ka në krah, sepse s’do e falin siç bëra unë. (qesh)
40 mijë euro për të arritur famën e reperave BIG, si po e dëmton Getoarin dashuria për Marinën

Ç’mund të na tregosh për klipin e ri që po xhiron, kujt i dedikohet e për çfarë flet?
Klipi i ri është një këngë e ëmbël caramel, që flet pak a shumë për mua. Titullohet “Unë jam Elsamedi” dhe është një autoironi, duke qenë se në një nga emisionet e “Top channel” “Big bastars”, aktorët kanë kënduar sikur unë jam nga Përmeti. Dhe ne e kemi bërë një këngë të bukur regaton, që besoj do të pëlqehet maksimalisht.

Cilat janë modelet që ke marrë si imazhe?
Kam marrë disa nga banoret e “Big Brother”. Sic i keni parë, janë dy motra modele që janë shfaqur edhe në klipin e Arian Bujupit, Dj Bledi dhe Ergys Bamci, që janë pjesë e klipit.

Deri ku arrin luksi i jetës që ti bën, dhe mund ta quash veten të pasur?

Veten të pasur? Jo. Por bëj një jetë mesatare brenda luksit pak. Jam artist dhe jeta ime ka vite që është e tillë. Fatmirësisht, jeta ime ka qenë mirë ekonomikisht nga familja, por unë si Elsamed që në moshën 15-vjeçare ia kam krijuar vetes mundësinë për të pasur çfarë dua. Publiku e di mirë këtë dhe rrethi im e di mirë sesa punë kam bërë, dhe sa kam fituar. Kam dëgjuar dhe unë të thonë për mua që makinat e luksit dhe jeta ime sponsorizohet nga vëllezërit e mi. Di të them që unë vetëm në muzikë kam investuar mbi 40 mijë euro, dhe kam fituar gjithmonë për vete. Në fillimet e mia sigurisht që më ka ndihmuar familja e normale kanë besim te gjërat që bëj, dhe prandaj kanë investuar tek unë. Gjithsesi më vjen keq kur shikoj njerëz të zhgënjyer që komentojnë jetën time apo makinat e mia!

Në tregun e reperave kush je sot dhe kush synon të jesh nesër?

Unë në tregun muzikor jam prej katër vitesh, me koncerte të shumta, si në Shqipëri, edhe në diasporë. Unë kam bërë shumë bashkëpunime më parë, këngë që kanë qenë hite, si ajo me Marselin, kënga “Bela”, kënga “Në shpirt më ke vra” me Shpat Kasapin dhe Barbana Dinin, etj. Tani kam disa koncerte gjatë verës dhe këngët do të dalin vetëm solo janë katër projekte, e njëra del për një javë. Sot jam Eli-G, e nuk nuk mund të them që jam ende ku duhet, por shumë shpejt jemi në “Top list 5”. Mos të harrojmë që muzikën e kam lënë pas dore për shkak të festivalit muzikor që bëj.

Si mund t’i komentosh ata që mbahen si më të mirët, Noizy, Getoar Selimi, Ledri Vula etj.?
Noizy dhe Ledri janë shumë “in”, e më të shiturit momentalisht. I respektoj sepse kanë punuar djemtë për të arritur këtu. Ndërsa Getoari u plak, dhe dashuria e Marinës e ka lënë shumë larg këtyre dy të parëve, por gjithmonë do të ngelet artist i mirë.