e Hënë, 11 Dhjetor 2017 | Lajme: 0

DPHM: Moti i ngrohtë rrezik për kulturat bujqësore

Bujqit t’i ujisin të mbjellat dhe të t’u kushtojnë kujdes të posaçëm mbrojtjes nga sëmundjet dhe dëmtuesit sepse moti i ngrohtë është i përshtatshëm për zhvillimin e tyre, rekomandojnë agrometorologët.

Paralajmërojnë edhe se kulturat bujqësore për momentin, për shkak temperaturave të larta, i ekspozohen stresit të temperaturës dhe mungesës së ujit në tokë.

Në periudhën e ardhshme pritet mot i ngrohtë dhe stabil, me temperatura të larta ditore dhe lagështi të ulët relevante të ajrit, ndërsa në vende të caktuara temperatura minimale do të jetë mbi 20 gradë.