e Hënë, 11 Dhjetor 2017 | Lajme: 0

Pacientët në Klinikën infektuese në gjendje të mirë, gjendja nën kontroll

Shtatë pacientët nga fshati i Gostivarit të hospitalizuar në Klinikën për sëmundje infektuese janë në gjendje të mirë të përgjithshme dhe priten rezultatet e tyre nga laboratori ynë dhe nga qendrat referente, deklaroi sot zëvendësministri i Shëndetësisë Goce Çakarovski.

Rezultatet nga analizat për konfirmim të arsyes për vdekjen e dy personave nga fshati Simnicë i Gostivarit të cilët ndërruan jetë në Klinikën për sëmundje infektuese pasi janë sjellë në gjendje të rëndë shëndetësore, kanë treguar se ata kanë qenë pozitiv të virusit Hantan, i cili nuk transmetohet nga njeriu në njeri.

Çakarovski tha se në këtë moment në fshat dhe stan po bëhet deratizim i plotë dhe dezinsektim të të gjithë objekteve në fshat dhe rrethinë. Potencoi se priten rezultate nga mostrat nga uji dhe rezultatet nga Agjencia për ushqim dhe veterinari.

“Nuk ka vend për panik, gjithçka është nën kontroll”, potencoi Çakarovski.

Ai tha se po ndërmarrin gjithçka që është në ingerencë të Ministrisë.

“Ky virus transmetohet përmes minjve. Se si saktë është paraqitur sapo të kuptojmë do ta informojmë edhe opinionin. Komisioni për sëmundje infektuese vazhdimisht mblidhet dhe janë përfshirë të gjithë institucionet. Dje e vizituam edhe repartin infektues në Gostivar, ofruam ndihmë, atje nuk kishte pacientë të rinj. Sot nuk ka pacientë të rinj”, shtoi Çakarovski duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas konferencës për shtyp me rastin e shënimit të Ditës botërore për luftë kundër hepatitit.