e Mërkurë, 18 Tetor 2017 | Lajme: 0

Ekspertët: Shpërthimi në Velipojë nuk ndodhi nga bombola, ja shkaku

Ndonëse fillimisht u tha se shpërthimi në Velipojë ndodhi për shkak të shpërthimit të një bombole gazi, Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI) hedh poshtë këtë version.

Sipas ekspertëve që janë futur në ambientet e lokalit ‘bombolat e gazit janë në rregull, pra nuk kanë plasur’. Zjarri nuk ka ndodhur nga shperthimi i bombolave te gazit por ka pasur rrjedhje te gazit nga cisterna 1 mije litershe me gaz qe ndodhej poshte lokalit“Inspektoret janë futur në ambientet e lokalit, dhe në bodrum ka pasur një cisternë 1 mijë litërshe me gaz për përdorim në kuzhinë. Ka rrjedhur gazi i kësaj depozite që ka sjellë shpërthimin. Ambienti është në pronësi të Seit Fishtës. Do mbajnë të gjithë procedurat administrative sipas ligjit nuk ka plasur bombol”, kanë deklaruar burime nga ISHTI.

Zyrtarisht 3 persona kanë mbetur të plagosur rëndë, 2 prej tyre babë e bir. Po kështu janë lënduar edhe rreth 20 persona të tjerë. Ngjarja ndodhi paraditen e sotme rreth orës 10:20, ndërsa shkaktoi tronditje e panik tek pushuesit.