e Mërkurë, 18 Tetor 2017 | Lajme: 0

Lëvizja BESA- Gostivar: Nuk është aspak serioze që ministri Taravari rastin në Simnicë, ta sqarojë me dy-tre fjali

Lëvizja BESA, dega në Gostivar shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe bashkëndjen me familjen Miftari nga fshati Simnicë të cilët humbën dy anëtarë të familjes brenda dy ditëve.

“Rrethanat që quan në humbjen e jetës së dy anëtarëve të kësaj familje, prindit dhe të birit, na çojnë që përtej dhembjes të shprehim edhe shqetësimin me organet kompetente. Për më tepër, janë të dyshimta dhe kontradiktore edhe informatat e organeve zyrtare të cilat e bëjnë akoma më të dyshimtë dhe më të ndjeshëm këtë rast tragjik”, thuhet në kumtesën nga Lëvizja BESA.

Lëvizja BESA dega në Gostivar kërkon përgjegjësi dhe raport të detajuar nga institucionet përkatëse. “Gjykojmë se nuk është aspak serioze që i tërë rasti të përkufizohet me dy – tre fjali që ministri i Shëndetësisë i tha përmes një videoje në rrjetin e tij social nga SHBA-ja derisa dy bashkëqytetarë tanë e humbën jetën, ndërsa të tjerë vazhdojnë të hospitalizohen nga kjo sëmundje e pasqaruar deri më tani”, thuhet në kutmesën e Lëvizjes BESA.