e Hënë, 11 Dhjetor 2017 | Lajme: 0

Barcelonë, treni del nga binarët të paktën 48 të plagosur

Të paktën 48 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenit hekurudhor të ndodhur në orët e para të mëngjesit në Barcelonë të  Spanjës. 5 prej të plagosurve mësohet se janë të gjendje kritike për jetën

Mediat vendase raportojnë se një tren i cili vinte nga Sant Vicens de Calders nuk mundi të frenonte dhe për pasojë përfundoi jashtë binarëve në afërsi të stacionit  Francisa.

Pjesa më e madhe e të plagosurve raportojnë mediat gjendeshin në pjesën e përparme të trenit. Shumë prej tyre gjendeshin në këmbë gati për të lënë trenin teksa ky u fundit doli nga binarët.

Si pasojë e tronditjes pasagjerët u rrëzuan duke pësuar edhe lëndime.

Në vendin e ngjarjes shkuan menjëherë forcat e ndihmës së shpejtë, ndërsa shkaqet e aksidentit ende nuk janë bërë të ditura.