Saturday, 23 June 2018 | Lajme: 0

Kjo është shtëpia super-luksoze e Amit dhe Ermalit (Foto)

Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska kanë blerë një shtëpi në ‘lagjen’ më ekskluzive të Tiranës.

Bëhet fjalë për kompleksin Rolling Hills, ku sipas Story-t, gjendet shtëpia e çiftit të famshëm.

Kjo është rezidenca më luksoze e kryeqytetit, ku vlerat e banesave variojnë nga 250 mijë deri në më shumë se 400 mijë euro.

Në këtë kompleks jetojnë edhe shumë personazhe të rëndësishëm e të njohur në vend, si Fatos Nano, Blendi Fevziu, Arjan Çani, etj.

auto_shtepia11501145051

Shtëpitë janë të hapësirave nga më e vogla, 700 metra katrorë e deri në vila mbi 1500 metra katrorë. Kompleksi është i vendosur në juglindje të Tiranës.

Ditë më parë e ftuar nga Rudina Magjistari, Ami ka pranuar se ajo dhe bashkëshorti i saj e kanë blerë këtë shtëpi, duke thënë se nuk është aspak turp që ajo dhe Ermali kanë investuar sepse në fund të fundit është një investim i gjithë punës dhe mundit të tyre.

Gjithashtu Ami ka thënë se ka shumë personazhe të njohur fqinjë.

“Po është e vërtetë. Është në një nga zonat më të mira të Tiranës. Ka shumë personazhe të njohur. Nuk është turp të pranosh që jeton në një vend luksoz, sepse ai vend është investim i kthyer mbrapsht i shumë viteve investim, të një pune të fortë që kemi bërë të dy.”

auto_shtepia21501145052auto_shtepia31501145054auto_shtepia51501145059auto_shtepia41501145056