e Mërkurë, 18 Tetor 2017 | Lajme: 0

Është hapur edicioni i pestë i Festivalit për procesim të kulturës “DrimON”

Me titullin provokues  “Republika e Deponisë” mbrëmë në Strugë u hap edicioni i pestë i Festivalit për procesim të kulturës “DrimON”.

Është paraparë në suaza të programit pesëditor të manifestimit  t[ ofrohen përmbajtja të shumta interesante me shfaqje teatrore, ekspozita, filma, muzikë, punëtori, diskutime, të përgatitura në bashkëpunim me shumë emra dhe organizata, të rëndësishme për skenën e pavarur socio-kulturore të Maqedonisë.

Festivali që mbahet deri më 30 korrik, në dhe rreth Qendrës së Kulturës “Vëllezërit Milladinovci” në Strugë filloi pikërisht me panel dikutim lidhur me problemin me deponinë e Strugës, nën titullin “Mbeturinat nuk janë plehra – problemi me deponinë e Strugës duhet të trajtohet, e jo të parandalohet”.

Programi sot parashikon ekspozitë të fotografive “Qasje” e organizuar në bashkëpunim me ambasadën e Suedisë në Shkup në të cilën publiku do të ketë mundësi të sheh 25 portrete të cilat paraqesin, jo vetëm sfidat, por edhe sukseset e personave me aftësi të kufizuara në Suedi dhe në Maqedoni.

Dita e dytë e festivalit do të rrumbullakësohet me projektin e filmit suedez “Si t’i lidh lidhëzat” në regji të Lena Kopel, bazuar në tregim të vërtetë për grupin teatral “Hudik i lumtur”. Në kino-zonën do të shfaqet filmi “24 dok” e Jane Altiparmakov i bërë si pjesë e projektit të Shoqatës për mbështetje të fëmijëve dhe të rinjve me pengesa “Zogu i kaltër”.

Edicioni i sivjetmë jubilar i “DrimON” mbahet nën moton “Ndërtojmë gjenerata të reja” është i mbështetur përmes ad-hok grantit të programit “Civika Mobilitas” me të cilin financohet selektimi i grave autore dhe “Luaj gishtin” të cilët së bashku me angazhim vullnetar të komunitetit e ndihmojnë infrastrukturën e zonës së gjelbër. IPQK “Vëllezërit Milladinovci” është partner koproduksioni.