e Mërkurë, 18 Tetor 2017 | Lajme: 0

Kujdes se çfarë blini: Ja si prodhohet oriz plastik (Video)

Ushqim që konsumojmë ka një ndikim të madh në shëndetin tonë, kështu që duhet të jemi tepër të kujdesshëm çfarë hamë, duhet të bëjmë zgjedhje të shëndetshme tek ushqimet, për të shmangur ushqimet e pasura me kimikatet, sheqer, kolesterol ose yndyrë.

Shumë njerëz janë me të vërtetë të kujdesshëm ndërsa bëjnë pazar. Ata kontrollojnë përbërësit në etiketat e produkteve, por çfarë të themi në lidhje me një artikull që është plotësisht i rreme dhe që me të vërtetë nuk duhet të konsumohen? E kemi fjalën për orizin plastike i cili prodhohet nga patate dhe rrëshirë sintetike.

Ky oriz është sjellë nga Kina dhe shitet si gjoja një ushqim i shëndetëshëm.

Këto janë karakteristikat:

– ngjyrë e panatyrshme, jashtëzakonisht i bardhë, ndryshe nga pjesa tjetër e orizit.

– ka një aromë të çuditshme, aromë kimikatesh.

– gjatë gatimit zakonisht lëshon një aromë sikur diçka po digjet.

 

Në video mund të shihni se si përgatitet.

Si ta dalloni këtë lloj orizi:

Metoda e Ujit

Hidhni një lugë gjelle me oriz të pagatuar në një gotë me ujë të ftohtë dhe përzijeni në mënyrë të vazhdueshme. Nëse kokrrat e orizit do të zhyten në fund të gotës atëherë orizi është natyral. Nëse kokrrat qëndrojnë në sipërfaqe, atëherë kini kujdes!

Metoda e Flakës

Përpiquni t’i vëni flakën kokrrave të orizit duke përdorur një shkrepëse ose çakmak. Nëse kokrrat marrin flakë menjëherë dhe digjen duke lëshuar erën e plastikës… atëherë ja ku e keni përgjigjen. Hidheni orizin menjëherë në plehra!

Metoda e Thërmimit

Merrni një enë dhe thërmoni dhe shtypni kokrrat e orizit deri sa të kthehen në një pluhur të njëjtrajtshëm të bardhë. Nëse keni të bëni me oriz plastik, pluhuri i orizit do të jetë me ngjyrë të verdhë.

Metoda e Mykut

Nëse dëshironi ta dini me siguri nëse orizi që keni blerë është i pastër nga plastika dhe i sigurt për konsum, atëherë vendosni disa kokrra në një enë të izoluar mirë dhe lëreni enën në një vend të ngrohtë. Pas disa ditësh, orizi normal zë myk. Plastika nga ana tjetër nuk myket kurrë.