e Enjte, 18 Janar 2018 | Lajme: 0

Ja detaje për vrasjen në dasmën në Likovë, preshevari 19 vjeçar kishte ardhur nga Gjermania

I ftuar në një dasmë në fshatin e Likovës, pranë Kumanovës,  19  vjeçari me inicialet A.B nga Presheva kthehet në sandëk në vendlindje, njofton “Presheva jonë”. Sipas këtij portali, i ndjeri kishte ardhur enkas nga Gjermania në dasmën e kushëririt në Likovë, por fatkeqësisht u vra  vra parmbrëmë aksidentalisht rreth orës 23.20 nga SH.A i moshes 62 vjeç.

“Presheva Jonë” duke ju referuar burimeve të policisë, ka mësuar se  mysafirët e ftuar ishin ulur në oborr, ndërsa Sh.A në atmosferë feste ka shkrepur  pistoletën e kalibrit 9 mm,  ku  një plumb përfundoi në gjoksin e të riut A.B vjeçar me origjinë nga Presheva përkohësisht në Gjermani.

Menjëherë pas këtij incidenti të përgjakshëm, ku A.B ishte në gjendje kritike është dërguar në spitalin e afër të Kumanovës, ku ai edhe ka ndërruar jetë. Trupi i  të riut është dorëzuar autopsisë, kurse personi i armatosur Sh.AS u arrestua nga policia.