Saturday, 23 June 2018 | Lajme: 0

Mot me vranësira, ndërkaq pasdite me shi dhe bubullima

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira mesatare e me periudha të ngrohta. Në orët e pasdites, do të ketë rritje të vranësirave dhe kushte për reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit erë e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor, e cila do të shkaktojë ulje të temperaturës së ajrit.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 10 deri 18, ndërsa ajo e ditës prej 25 deri 32 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot me vranësira mesatare e me periudha të ngrohta dhe me erë mesatare, përkohësisht e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor. Pasdite do të ketë kushte për reshje të shkurtra të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima.

Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri 16, ndërsa ajo e ditës deri 29 gradë.

Nga e premtja do të ketë stabilizim të motit me rritje të sërishme të temperaturave ditore, e cila gjatë ditëve të fundjavës do të lëvizë nga 30 deri 39 gradë. Nën ndikim të masës ajrore shumë të ngrohtë, gjatë javës së ardhshme pritet mot stabil, i thatë dhe më i ngrohtë.