e Premte, 18 Gusht 2017 | Lajme: 0

Ja si reagojnë meshkujt, kur provojnë vetëm për një ditë dhimbjet e lindjes (Video)

Dy burra kanë marrë guximin që të provojnë me anë të një stimulatori dhimbjet që përjetojnë gratë gjatë lindjes së fëmijëve.

Çifti, Brad dhe Dan, mendojnë se gratë ekzagjërojnë gjithçka dhe dhimbjet nuk janë aq tronditëse sa dukeshin.
Por mesa duket do u duhet t’i tërheqin mbrapa të gjitha pretendimet e tyre pasi dhimbjet që kanë përjetuar ishin të tmerrshme, duke i lënë pa frymë.

Ngjarja është regjistruar nga mjekët e Rochester Hills në Michigan dhe në video shihen të dy burrat, së bashku me bashkëshortet e tyre që i shoqërojnë, të lidhur në pajisjen që dërgon elektroda në barkun e tyre, të cilat imitojnë kontraktimet.

Ata u tronditën nga dhimbjet e mëdha dhe ndërsa goditjet vazhdonin, filluan të dridhen.

Gratë shijojnë shfaqjen dhe argëtohen, ndërsa burrat e tyre i nënshtrohen torturës.

Duket sikur dikush ka marrë një sharrë dhe po gdhend barkun tim,”- shprehet një nga meshkujt.

Pas përfundimit të eksperimentit që zgjati rreth një orë, të dy burrat pranuan se dhimbjet ishin shumë më të tmerrshme sesa që i kishin pritur.