e Enjte, 19 Tetor 2017 | Lajme: 0

Në shtatë aksidente në Shkup një person lëndohet më rëndë

Gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup kanë ndodhur shtatë aksidente. Në dy prej tyre janë lënduar dy persona, një me lëndime të rënda dhe një me lëndime të lehta, ndërsa në pesë është shkaktuar dëm material.

Policia rrugore gjatë ditës së kaluar ka sanksionuar një shofer i cili ka lëvizur me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, një shofer i cili e ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe është përjashtuar nga komunikacioni, gjashtë shoferë kanë kaluar në semafor të kuq, shtatë shoferë nuk e kanë përdorur rripin e sigurimit ose e kanë përdorur telefonin celular, si dhe 12 shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, gjegjësisht të paregjistruar. Janë hasur 35 automjete të cilat nuk janë parkuar sipas rregullave.

Me automjetin special “karrotreci” janë larguar gjithsej 82 automjete.