e Mërkurë, 18 Tetor 2017 | Lajme: 0

Ja si t’i zbuloni nëse mollët janë natyrale apo me pesticide (VIDEO)

Molla, ndër frutat më të përdoruara dhe më të shëndetshmet, shumë lehtë thithin pesticidet dhe kimikatet me të cilat i spërkasin fermerët për t’i mbrojtur nga insektet ose sëmundjet.

E keni vënë re se si ndriçojnë mollët, ose janë të rrëshqitshme, e pra kjo ndodh pasi prodhuesit e mollëve ose edhe tregtarët i lyejnë ato me dyll për të penguar kalbjen dhe për të larguar insektet.

Kjo shtresë dylli mban brenda pesticidet të cilat molla i akumuluar kur ka qënë në sezonin e rritjes dhe pjekjes prandaj duhet të keni kujdes. Një mënyrë për të dalluar nëse mollët janë të lyera me dyll është uji i nxehtë që e nxjerr në pah dyllin pasi e shkrin atë.

Duhet të keni kujdes pasi mollët e lyera me dyll janë mollë që rrinë shumë nëpër magazina. Një këshillë na vjen nga ekspertët e shëndetit, lajni frutat dhe perimet me sodë buke të përzier me ujë dhe fshijini mirë me leckë për të pasur fruta sa më të shëndetshme.

Në videon e mëposhtme do të shihni provën e mollëve me ujë të nxehtë.