e Hënë, 11 Dhjetor 2017 | Lajme: 0

Dy plaçkitje në Shkup

Një shkupjan 29 vjeçar D.P në orën 12:45  është sulmuar dhe plaçkitur nga një kryerës i panjohur në rrugën “Aminta Treti” në Qendër.

Siç kumtoi MPB, D.P ka qenë me një shok kur nga një automjet udhëtimi “Audi A6″ ka dalë një person i panjohur dhe ka nisur ta fyejë dhe t’i kanoset.

Pastaj u është afruar një person tjetër i panjohur, gjithashtu, iu ka kërcënuar. Menjëherë në rrugë është parkuar një automjet “mercedes” prej të cilit kanë dalë tre persona të panjohur të cilët fizikisht e kanë sulmuar D.P duke e qëlluar me grushta dhe shqelma. Kanë tentuar ta vendosin në bagazhin e “mercedesit” ndërsa një prej kryerësve ia ka marrë telefonin celular. D.P  ka arritur të ik dhe denoncojë rastin në polici e cila ndërmerr masa për gjetjen e personave.

Mbrëmë, në orën 21:30, megjithatë në rrugën “Përzhino” në Shkup tre persona të panjohur kanë kryer plaçkitje ndaj E.S (21). Kryerësit iu kanë afruar dhe i janë prezantuar si nëpunës policorë të njësitit “Alfa. I kanë kërkuar E.S letërnjoftim dhe çantën që e ka bartur, Pastaj fizikisht e kanë sulmuar duke e qëlluar në kokë dhe trup dhe e kanë ikur. Policia ndërmerr masa për gjetjen e kryerësve dhe për zbardhjen e tërësishme të rastit.