e Mërkurë, 13 Dhjetor 2017 | Lajme: 0

Veteranët e UÇK-së letër publike Nishanit, Thaçit, Ramës e Mustafës, kërkojnë liri për Grupin e Kumanovës

Grupi i Veteranëve te UÇK përmes një letre drejtuar: Presidentit të Republikës të Shqipëris z.Bujar Nishani, Presidentit të Republikës të Kosovës z.Hashim Thaçi, Kryeministrit të Republikës të Shqipëris z.Edi Rama, Kryeministrit në detyrë të Republikës të Kosovës,z.Isa Mustafa kërkojnë shtimin e përpjekjeve për të zbardhur të vërtetën për 9 Majin e Lagjes së Trimave të Kumanovës dhe ngritjen e zërit.

uck-12

Presidentit të Republikës të Shqipëris z.Bujar Nishani,

Presidentit të Republikës të Kosovës z.Hashim Thaçi,

Kryeministrit të Republikës të Shqipëris z.Edi Rama,

Kryeministrit në detyrë të Republikës të Kosovës, z.Isa Mustafa

Nga:Grupi i Veteranëve

Pse kjo heshtje totale, nga ana e dy shteteve, atë të Shqipërisë dhe të Kosovës, në lidhje me rastin e Grupit të Kumanovës. Pse ky mosinteresim total, për qytetarët e shtetit që dhan shumëqka nga vetja, për Lirinë dhe Çlirimin e Kosovës, pse ky mosinteresim nga shteti Shqipëtar, ku jan të obliguar edhe me Kushtetutë dhe ligje t’ju dalin në mbrojtje Shqipëtarve, kudo qofshin dhe jetojn ata. Neni 8 1. Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare     të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj. 2. Republika e Shqipërisë mbron të drejtat e shtetasve      shqiptarë me banim të përkohshëm ose të      përhershëm jashtë kufijve të vet. 3. Republika e Shqipërisë u siguron ndihmë shtetasve shqiptarë      që jetojnë e punojnë, jashtë shtetit për të ruajtur e, për të      zhvilluar lidhjet me trashëgiminë kulturore kombëtare. Kaluan dy vite nga ngjarjet, në Lagjen e Trimave në Kumanovë,  me:09-10 maj 2015, ngjarje që t’merruan opinionin e gjër Kombëtar dhe Ndërkombëtar, me brutalitetin, egërsin e shtetit të IRJM-së, ndaj një pjese të Lagjës të Trimave në Kumanovë, e cila ishte e banuar edhe me civil, ku qëndronin Luftarët e UÇK-re, të Riorganizuar, apo siq njihet tani Grupi i Kumanovës. Nga këto Luftime bijnë, në Altarinë e Lirisë dhjetë Dëshmor të Kombit, dhe burgosën edhe 37 pjestar të këtij Grupi. Brutaliteti, dhuna e ç’frenuar kundër, pjestarëve të këtij Grupi,  e ushtruar nga policia sllavo-maqedonase, ishte e papar ndonjëhere, edhe në gjykatore silleshin të dërmuar, nga dhuna e barëbarve sllavo-maqedonas, kurse heshtja e dy shteteve, e Partive Politike Shqipëtare që veprojn në IRJM-në, heshtja e Shoqatës të Veteranve të UÇK-re, heshtja e shoqëris civile Shqipëtare, në të gjitha Trojet Etnike Shqipëtare, është thjeshtë një varfëri e shoqëris civile nga pushtetet. Tash nga shkrimet dhe prononcimet, e të paraburgosurve nga ky rast, del në pahë një e vërtet:Grupi i Kumanovës , pjestarët e tij ishin në rrjedha, me pjestarët e lartë nga shërbimit sekret DBK-ja, Shenasi Mehmetin e pjestar tjer, të këtij shërbimi sekret, po ashtu në dijenin e këtij Grupi, ishin edhe shërbimi sekret i Shqipëtar, SHISH-i si dhe ai i Kosovës AKI-ja. Shtrohet pytja pse nuk vepruan, shërbimet sekrete të Shqipërisë dhe Kosovës, në parandalimin e kësaj Tradhëtie, sepse deklarimet dhe prononcimet, e të paraburgëosurve, tregojn se edhe krerët e lartë të BDI-së, ishin në dijeni dhe në rrjedha me kët Grup, por siq shihet Grupin e Kumanovës e sakrifikuan, për qëllime që vetëm ata i dijnë. Tani e dy vite zhvillohet gjykim i montuar dhe politik, për këta pjestar të Grupit të Kumanovës, tash është në përfundim e sipër,  andaj nga institucionet dhe përgjegjësit e Instuticioneve të lartcekura kërkojm, që të ndërmarrin të gjitha, masat e nevojshme, për ti mbrojtur dhe Liruar këta pjestar, sepse vet deklaratat e tyre tregojn, se kan Pasur Platformën e tyre, gjë për të cilen, jeni në dijeni të gjith ju të lartëcekurit. Si grup i Veteranve, kërkojm që të Lirohen shokët dhe ish bashkëluftarët tan, duke i kontribuar Paqes dhe stabilitetit në shtetin e IRJM-së dhe Rajonit, sepse Rajoni jon mjaft ka vuajtur nga jostabiliteti, luftat besojm se ka ardhur koha e Paqës. Për qdo rast që eskalon situata, përgjegjësia nie mbi gjykten kriminale dhe shtetin e IRJM-së, bie edhe mbi ju. Ne jemi me shokët tan, me ish bashkëluftarët tan, jemi me familjet e tyre, presim dhe shofim se si rrjedh situata. Nëse dy shtetet Shqipëtare, i kan lan këta djemë si jetima, ne shokët e tyre, ish bashkëluftarët e tyre, nuk do ti lam jetima!!!