e Mërkurë, 13 Dhjetor 2017 | Lajme: 0

Shpërthen bomba 250 kg në Shtip (Video)

Një shpërthim i fortë u dëgjua ditën e djeshme në Shtip nga shpërthimi i bombës së rëndë 250 kg me lëndë shpërthyese 160 kg TNT.

25 ditë bomba ka qëndruar në ambient të hapur, pasi ajo është gjetur gjatë gërmimit të themeleve të fabrikës së re të autobusëve Van Hool.

Shpërthimi i kontrolluar është kryer nga ARM-ja në bashkëpunim me piroteknikë profesionale dhe se nuk ka shkaktuar asnjë dëm material në objektet përreth.

Ushtria vendosi të shpërthente nga skajet e jashtme të bombës me dinamit, fuqia e shpërthyese e së cilës ishte drejtuar tek predha, që të dyja mbyshjet kanë neutralizuar njëra-tjetrën.

– Ekipet e Ushtrisë përgatitën terenin ku u gjet bomba me një thellësi prej 4 metrash dhe një gjerësi prej 2 metrash, në mënyrë për të reduktuar efektet e shpërthimit në sipërfaqe, tha Lupço Georgievski, ARM.