e Mërkurë, 18 Tetor 2017 | Lajme: 0

Osmani pret miratim të shpejtë të Ligjit për përdorimin e gjuhëve

Qeveria në ditët në vijim do ta adresojë Ligjin për përdorimin e gjuhëve si çështje e rëndësishme që është pjesë e Marrëveshjes së Ohrit, deklaroi sot zëvendëskryeministri Bujar Osmani.

“Në ditët në vijim Qeveria do ta shqyrtojë dhe shpresojmë shpejt ta miratojë ligjin për përdorimin e gjuhëve”, tha Osmani në pyetjen e gazetarëve para takimit të SÇE dhe Ministrisë së Drejtësisë kushtuar implementimit të reformave nga Plani 3-6-9 që kanë të bëjnë me gjyqësorin…

Ai theksoi se nuk pret obstruksione nga opozita.

“Mendoj se jo për atë që ata kishin qëndrim publik se do ta ndryshojnë raportin ndaj komunitetit shqiptar sepse kanë konstatuar në parti se kanë pasur qasje të gabuar. Ne konsiderojmë se kjo është një mundësi ideale që VMRO-DPMNE-së ta korrigjojë qëndrimin dhe së bashku me koncensus ta sjellim ligjin për gjuhët. Ndjenjë të tillë kemi marrë nga qëndrimet publike të VMRO-DPMNE-së”, tha zëvendëskryeministri Osmani