e Premte, 18 Gusht 2017 | Lajme: 0

20 vite pas vdekjes, hapet dhoma private e Princesh Dianës, thesaret private që mund të shohin vizitorët

Për ta njohur më mirë të shkuarën e saj, shijet dhe jetën që bënte, Buckingam Palace, prej ditës së sotme, hap dyert për të gjithë vizitorët që duan të shohin sendet personale të Princesh Dianës. Në përvjetorin e 20-të të vdekjs, William dhe Harry janë kujdesur për dhomën ‘e fshehtë’ të së ëmës, në mënyrën se si ata duan ta kujtojnë.
Ata janë përpjekur që mos t’i kushtojnë rëndësi vetëm sendeve e gjërave të saj të përditshme, edhe mënyra e vendosjes është bërë ashtu siç ajo i përdorte dikur.

Bashkë me sendet personale, publiku do të shohë edhe fotografitë e saj me dy djemtë, data të shënuara si ditëlindja e Williamit apo Harryt, përvjetore të princeshës e momente të tjera që të gjithë duan të kujtojnë, shkruan Living. Buckingham Palace është rezidenca zyrtare e sovranëve britanikë që nga 1837-ta, dhe si çdo verë hap dyert për publikun, teksa familja mbretërore kalon pushimet në Windsor.

4282C6AA00000578-0-Her_world_revolved_around_them_as_the_photographs_on_her_desk_ma-a-17_1500590827248 4282C70100000578-4716224-Nothing_illustrates_the_passage_of_time_however_quite_like_the_P-a-25_15005912790544282C76D00000578-0-image-a-2_1500590444694 4282C74800000578-0-The_desk_used_by_Princess_Diana_in_Kensington_Palace_is_displaye-a-16_1500590704048