e Mërkurë, 22 Nëntor 2017 | Lajme: 0

Tërmeti në Greqi, mes 3 të plagosurve edhe një shtetas shqiptar (Foto)

Greqia është tronditur sot pas një tërmeti te fortë në Detin Egje, qe vrau te paktën dy persona në ishullin grek Kos.

Sipas asaj që raportojne mediat e huaja, referuar burimeve zyrtare, mes tre prej të plagosurit në Athinë nga tërmeti, është edhe një shtetas shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur.

Ai ndodhet i shtruar në spitalin “Thriasio”, me dy të plagosur të tjerë, një shtetas grek, dhe një skandinav.

kos-traum-ir-1

Ata u dërguan me aeroplan të premten në mëngjes, pasi u plagosën nga tërmeti vdekjeprurës që goditi ishullin Kos në orët e para të mëngjesit të së premtes.

Sipas deklaratave të drejtorit të spitalit, Palaiorotis Konstantinos, të plagosurit janë duke marrë trajtimin spitalor, por ai tha se më rëndë i plagosur është shqiptari i cili ka pësuar trauma të rënda, e ka një thyerje në shpinë.