e Mërkurë, 22 Nëntor 2017 | Lajme: 0

Rrëfimi i emigrantit shqiptar: Si na u shemb ndërtesa mbi kokë nga tërmeti

Tërmeti i fuqishëm që goditi mbrëmë pas mesnatës Bodrumin në Turqi dhe si pasojë deti Mesdhe dhe Egje pati dallgë të fuqishme që shkaktuan cunami në ishullin grek të Kos dhe Rhodos.

Ishulli Kos është ndër vatrat me pasojat më të rënda të këtij tërmeti vrasës, pasi aty janë shënuar edhe viktimat edhe shumica e të plagosurve. Një qytetar, Sinani emigrant shqiptar që banon dhe punon në Kos, ka shkruar pranë JOQ për të treguar ngjarjen dhe përjetimet e tij.

Ndryshe nga ç’është lajmëruar deri tani nga mediat e huaja që ka vetëm 2 të vdekur, Sinani tregon me siguri se numri i të vdekurve deri tani është 4.

“Përshëndetje! Tërmet dhe cunami në ishullin grek, Kos, ka edhe të vdekur. Isha në klub dhe u shemb një pjesë e asaj ndërtesës dhe zuri disa persona poshtë por nga pjesa e jashtme dhe unë isha brenda.

Ndalova në portë dhe shikoja njerëz që qanin, pashë shokët e mi që ishin mirë, përveç njërit që i kishte rënë një gur poshtë shtyllës kurrizore. E dërguam në spital dhe aty gjendja ishte shumë e keqe, të gjithë për ndihmë dhe nj situatë paniku, njërit prej pacientëve i ishin këputur dy këmbët.

Rrugëve shikoje vetëm duke nxjerrë njerëz nga rrënojat. Unë jetoj dhe punoj këtu bashkë me vëllain dhe shpëtuam mirë fatmirësisht, por deri tani 4 veta kanë vdekur vetëm në këtë ishull”, përfundoi Sinani.