e Mërkurë, 18 Tetor 2017 | Lajme: 0

Pamje të rënda nga tërmeti në brigjet e Greqisë dhe Turqisë (Video)

Tërmeti i fuqishëm që goditi brigjet e Greqisë dhe Turqisë shkaktuar së paku dy viktima ndërsa të paktën 120 janë lënduar.

Dy viktimat, një shtetas turk dhe një suedez ndodheshin jashtë një lokali të zonës, kur tavani u rrëzua duke i lënë të vdekur në vend.

Çdo moment që kalon, autoritetet thonë se numri i të plagosurve që dërgohen në spital rritet, ndërsa në zonë po dërgohen me shpejtësi mjete të ndihmës së shpejtë.

Tërmeti provokoi një cunami, që goditi resortet turistike në detin Egje dhe në Mesdhe. Epiqendra e tërmetit me magnitudë 6.7 ballë ishte në Bodrum, në jugperëndim të Turqisë.

received_679083365628350

Pushuesit u terrorizuan. Disa prej tyre edhe kërcyen nga ballkoni. Bilanci më i rëndë është shënuar në hapësirën midis ishullit Kos dhe Rodosit në Dodekanez.

Sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës, lëkundja sizmike ka ndodhur në orën 01:31 minuta sipas orës lokale. Valët e lëkundjes janë ndjerë në të gjithë Egjeun.

Zëdhënësi i Qeverisë greke, Dimitris Canakopullos për radion e agjencisë shtetërore të lajmeve ANA-MPA deklaroi se jeta në Kos ngadalë po i kthehet normales.

Ai informoi se drejt ishullit menjëherë janë nisur tre ministra, dhe se përpjeket tani janë fokusuar drejt qasjes së ishullit nga deti, duke pasur parasysh atë që porti është mjaft i dëmtuar. Në Kos pritet të arrijnë katër ekspertë dhe nëse ata vlerësojnë se dëmi nuk mund të sanohet drejtpërdrejtë, atëherë Qeveria ka plan alternativ.