e Mërkurë, 22 Nëntor 2017 | Lajme: 0

Zjarret në Mal të Zi përfundimisht janë vënë nën kontroll

Të gjitha zjarret në Mal të Zi janë vënë nën kontroll, edhe pse edhe më tej ka flakë të dobëta në Zabërgjas dhe Mërkovas, afër Hercegnovit.

Nga Shërbimi për Mbrojtje dhe Shpëtim të Herceg Novit është kumtuar se zjarrfikësit e tyre ndihmë të madhe kanë marrë nga kanaderët nga Kroacia, që, siç pohojnë, kanë qenë më efikas nga fluturaket zjarrfikëse nga Ukraina.

Është aktiv zjarri edhe në majën e Vidovit, që ka përfshirë terren të pakalueshëm, por nuk u kanoset objekteve.

Në komunat Tivat dhe Herceg Novi janë aktivë zjarret në Konjeviq.