e Premte, 18 Gusht 2017 | Lajme: 0

Shkupi i gatshëm për UEFA Superkupën (Video)

Qyteti i Shkupit është plotësisht i gatshëm për UEFA Superkupën 2017, i cili do të mbahet më 8 gusht në Arenën Kombëtare “Filipi i Dytë”. Në Superkupën e sivjetshme forcat do t’i masin dy klubet më të mëdha të futbollit në botë, Real Madrid dhe Mançester Junajted.

Hollësitë për përgatitjen për këtë ngjarje të madhe sportive në konferencën e sotme për shtyp i komunikuan kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, zëdhënësi i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Zllatko Andonovski dhe drejtori i marketingut të Idea Lab, Dimitar Atanasovski.

“Është nder i madh dhe kënaqësi që Shkupi është nikoqir i UEFA Superkupës 2017, në të cilën do të luajnë fituesi i UEFA Ligës së kampionëve, ekipi i Real Madridit dhe fituesi i UEFA Ligës së Evropës, ekipi i Mançester Junajted. Qyteti i Shkupit është kyçur në mënyrë aktive në organizimin për mbajtjen e kësaj ngjarje dhe së bashku me FFM kemi punuar në plotësimin e të gjitha kërkesave dhe standardeve të vendosura nga UEFA. Qyteti i Shkupit ka përpunuar edhe një video promovuese në gjuhën angleze, qëllimi i së cilës do të jetë informimi i turistëve dhe promovimi i bukurive të Shkupit.

Videoja promotive mund të shikohet në linkun vijues:

Në mënyrë aktive në përgatitjet e UEFA Superkupës 2017 është përfshirë edhe FFM, ndërsa aktivitetet e tyre i komunikoi Zllatko Andonovski.

“FFM do ta koordinojë “Tofej turën” dhe në shumë vende të Maqedonisë do të prezantohen kupat më të rëndësishme të UEFA, Ligës së Kampionëve, Ligës së Evropës dhe kuptohet Superkupës. Turnea do të fillojë më 1 gusht dhe në ditët në vijim kupat do të ekspozohen në 9 qytete të Maqedonisë, gjegjësisht deri më 8 gusht do të ekspozohen në Tetovë, Ohër, Manastir, Prilep, Negotinë, Strumicë, Shtip, Kumanvë dhe Shkup”, tha Andonovski.