e Enjte, 18 Janar 2018 | Lajme: 0

Irina Shayk prezanton për herë të parë vajzën e saj

Një nga çiftet më simpatikë të showbizit, padyshim që janë Irina Shayk dhe Bradley Cooper. Çifti zgjodhi që ta shijojë lidhjen e tyre larg vëmendjes së mediave, duke mos dhënë asnjë intervistë apo duke mos folur kurrë për atë ç’ka i bashkon.

Ata janë fotografuar shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, si në pushime, në ndeshje të ndryshme, në shëtitje apo edhe në të tjera situata.

63eee60837a25f791d32afac0a44a9c2

Por ajo që tërhoqi edhe më shumë vëmendje, ishte lajmi se supermodelja ruse dhe aktori do të sillnin në jetë fëmijën e tyre të parë. Në muajin mars, Irina lindi vajën Lea, edhe pse gjatë gjithë shtatzënisë së saj ajo u tregua mjaft e fshehtë.

Tashmë ata duket se kanë vendosur të dalin në publik pa u shqetësuar për paparacët, dhe të shëtisin të voglën e tyre. Më parë ata janë fotografuar të tre, por beben e kishin mbuluar dhe asnjë tipar i saj nuk mund të dalloj, e ndërsa tani Irina ka dalë shëtitje e vetme me vajzën e saj bukuroshe, duke na treguar pak nga fytyra e saj e vogël.

Një gjë është e sigurt… me këta dy prindër kaq simpatik, mund ta përfytyroni se si duket Lea.

500b6efa7767bc688c8416e5ae31a813

54ecbaad336a247877c6fc3d5d976595