Saturday, 20 October 2018 | Lajme: 0

E quajti “motherf*****”? Enca Haxhiaj i thotë të gjitha për Noizyn dhe OTR-në

Noizy dhe Enca Haxhia kanë kohë që kanë filluar një “luftë” në distancë duke i dërguar njëri-tjetrit ‘mesazhe’ të ndryshme nëpermjet rrjeteve sociale. Enca sapo ka publikuar këngën e saj më te re të titulluar “Ciao” dhe nëpërmjet këngës ajo shprehet se tekstin e ka shkruar vetë, ka qenë një inspirim i momentit dhe këtë këngë e ka bërë pasi është frymëzuar për gjithë këto që i kanë ndodhur dhe si është ndjerë këto muaj.

“Kënga flet për momentet që ajo kalon me shoqerinë, apo ndonjëherë kur ndihesh e merzitur, e lënduar për shkak të atij “motherf*cker” por në fund të ditës ti kupton se rrethohesh nga njerëz që të duan”, shprehet Enca në Live Video në Instagram. Por tek kënga “Ciao” në minutën 01:49 është një pjesë ku Enca ka si tekst: “Ata folin bla bla bla, neve ja bëjmë ha ha ha” këtu duket se po shprehet për ish-grupin e saj OTR bashke me ta edhe Noizyn.

Enca në “Live Video” u shpreh se në këtë këngë ka thënë gjithçka por në një mënyrë më të ëmbël, shkruan intv. Pra Enca e ka pranuar në këtë mënyrë që kënga u referohet atyre, shkruan “Tabloid”.