e Hënë, 11 Dhjetor 2017 | Lajme: 0

Nuk ka zgjidhje për bujqit e Porojit dhe Xhepçishtit, paralajmërojnë protesta të reja

Ka përfunduar takimi ndërmjet bujqve të fshatrave të Porojit dhe Xhepçishtit me përfaqësuesit e Këshillit komunal të komunës së Tetovës, njofton Telegrafi.

Sipas tyre, nuk është arritur asnjë marrëveshje me këshillin komunal që të gjendet një zgjidhje brenda dy ditësh, për shitjen e prodhimit të tyre bujqësor.

Bujqit zotohen se, nëse komuna nuk gjen një zgjidhje afatgjate, atëherë nuk do t’i ndalin protestat e tyre deri sa të arrihet një zgjidhje.