e Mërkurë, 22 Nëntor 2017 | Lajme: 0

Ndalesë për punë prej 30 ditëve për agjencinë “Venera” e cila mashtroi studentë për punë jashtë vendit

Inspektorati Shtetëror i Punës mori vendim për ndalesë për punë Agjencisë për Ndërmjetësim gjatë Punësimit në vend dhe jashtë vendit “Venera” nga Manastiri.

Ndalesa është në kohëzgjatje prej 30 ditëve, ndërkaq është paralajmëruar se do të kërkohet edhe ngritje e procedurës kundërvajtëse.

Mbikëqyrjet e jashtëzakonshme inspektuese u kryen më 5 dhe 14 korrik pas informatave të publikuara se një grup studentësh ishin mashtruar nga ana e kësaj agjencie.

Studentët kishin aplikuar për punë në brendin e njohur për shitjen e rrobave “Zara”, por asnjëri nga studentëve nuk ka udhëtuar në Gjermani. Fillimisht kanë paguar nga 2000 denarë për testimin e nivelit të njohurisë së gjuhës angleze. Intervistën e shkurtër e kanë realizuar punonjës të Agjencisë. Pasi e kanë kaluar testin e gjuhës, kanë paguar edhe nga 250 euro për ndërmjetësim. Si vërtetim kanë marrë faturë pa vulë, e plotësuar me të dhëna të përgjithshme. Paratë i kanë dhënë në dorë dhe kanë marrë premtim se më 15 qershor, në Gjermania do të niset grupi i parë i studentëve ndërsa më 1 korrik grupi i dytë. Një pjesë e studentëve i kanë kthyer paratë, por pjesa e mbetur edhe më tej i kërkon të hollat nga pronari.

Disa nga studentët i kanë lënë vendet e punës për të vazhduar punën në Gjermani, me qëllim që të fitojnë trefishin e rrogës mesatare këtu.