e Mërkurë, 22 Nëntor 2017 | Lajme: 0

Talibani: Pothuajse jam i sigurt se lideri i SHI-së është gjallë

Drejtori i shërbimit për kundërzbulim dhe luftë kundër terrorizmit  të Kurdistanit Irakian, Lahur Taliban deklaroi sot se  është “99 për qind i sigurt” se lideri i grupit ekstremist të Shtetit Islamik, Abu Bakër al Bagdadi ende është gjallë dhe se ndodhet në pjesën jugore të qytetit sirian Raka.

Talibani citoi se, pasi që të sfidohet, SHI-ja do të kryejë sulme guerile dhe do të ngjasojë në “Steroidet e Al Kaedës”.

Ekspertë të sigurisë presin që liderët e ardhshëm të SHI-së të  jenë agjentë të dikurshëm të shërbimeve zbuluese të Irakut ose persona që janë pjesë e administratës së presidentit Sadam Hysein. Sipas tyre, pikërisht këta persona e kanë krijuar strategjinë e grupit.